Mes lotësh Zef Deda rrëfen takimin e fundit me Gëzim Krujën: Flisnim me letra

Ditën e djeshme aktorit të madh të artit shqiptar Gëzim Kruja iu dha lamtumira e fundit.

Ndonëse për shkak të situatës aktorit nuk u përcoll për në banesën e fundit ashtu siç e meritonte, qyteti i Shkodrës gjeti një mënyrë gjeniale për ta nderuar.

Në orën 12 qytetarët dolën në ballkone për të duartrokitur dhe nderuan.

Por, më të vëahtirë e patën ata që nuk e panë dot për herë të fundit.

Aktori dhe miku i Gëzimit, Zef Deda ka treguar në një intervistë për “Shekullin” mes lotësh takimin e fundit që pati me Gëzimin.

“Për fat të mirë para 1 muaji kam qenë tek shtëpia e tij dhe na thoshte mblidhni mendjen mos dilni se jeni sëmurë, sepse dhe unë jam me ishemi cerebrale dhe na thoshte të mos lëviznim, sepse është e rrezikshme. Shkova në shtëpi dhe më shkruajti në letër ‘pse ke dal’, sepse ai vetëm shkruante nuk fliste”, tregoi Zef Deda.

Ai shtoi se për 2 javë sëmundja i mori frymëmarrjen dhe më pas ndërroi jetë.


Shtuar 7.04.2020 07:31