Edhe pse i mori të ardhurat nga biletat, Liverpooli vendos mos ua kthejë paratë tifozëve të Atleticos

Atletico Madridi është detyruar të rimbursojë 290 tifozë të cilët edhe pse blenë biletën për të qenë të pranishëm në Anfield nuk udhëtuan për shkak të frikës nga koronavirusi.

Mijëra tifozë udhëtuan nga Madridi për në Liverpool, por të tjerët ishin të shqetësuar për situatën dhe vendosën të mos shkojnë.

Si rezultat, gazeta spanjolle AS raporton Atletico tani ka vendosur të rimbursojë koston e biletave të tyre – me një çmim prej 17 mijë euro.

Raporti gjithashtu sugjeron që ndërsa Liverpooli ka marrë të ardhurat nga biletat, nuk ka pranuar t’i kthejë ato, duke detyruar Atleticon që t’i mbulojë vetë ato dhe t’i dorëzojë paratë javën e kaluar.


Shtuar 7.04.2020 07:32