Me apo pa Stresin? Keisi tregon si do ta festoj këtë Shën Valentin (FOTO LAJM)

Edhe pse u bënë muaj që janë ndarë, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media. Sidomos ditët e fundit ata janë përfolur për një rikthim.

Mirëpo me përgjigjen që i ka dhënë fansave, Keisi i ka hedhur poshtë këto thashetheme. E pyetur si do jetë 14 shkurti për të, Keisi u përgjigj: “Do jetë një ditë si çdo ditë tjetër, do jem në punë”.

Me këtë përgjigje Keisi sapo tregoi se është beqare pas ndarjes nga Stresi dhe askush tjetër nuk ia ka rrëmbyer zemrën, gjë që me siguri reperin do e gëzojë.

Stresi ka deklaruar më parë se po përpiqet t’ja fitojë sërish zemrën Keisit dhe ne urojmë të kthehen bashkë.

Kujtojmë që reperi nuk harroi ta uronte ish të fejuarën me një postim në Instastory, kur ajo kishte ditëlindjen.


Shtuar 14.02.2020 07:44