Ledri publikon pak nga kënga e re, do t’ju kujtojë reperin në fillimet e tij (VIDEO)

Kënga e re e shumëpritur e Ledri Vulës rezultoi të jetë një rikthim në origjinë i reperit shqiptar.

Klipi pritet të dalë në orën 15:00, por nga mesnata ai është publikuar në Spotify, dhe një pjesë e tij gjendet tashmë në YouTube.

Me sa dëgjuam sekuencën 1 minutëshe, kuptuam se kemi të bëjmë me rap të pastër nën tingujt e pianos, ndaj dhe titulli i këngës është “Piano Rap”.

Kënga duket se rikthen Ledrin e dikurshëm, dhe është shumë ndryshe nga projektet e tij më të fundit ritmike, që na kanë bërë gjithnjë të kërcejmë./Prive.al


Shtuar 1.02.2020 12:08