Klaudia Pepa tregon me kë do donte të ishte izoluar në shtëpi

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “E diela shqiptare”.

Klaudia tregoi se është vetëizoluar vetëm në shtëpinë e saj në Itali dhe tregoi se me kë do donte të ishte.

“Do doja t’i kaloja këto ditë me familjen që e kam larg. Do ishte gjëja më e mirë”, tha Klaudia.

“Po kë do doje të kishe aty afër?”, e pyeti Arditi balerinën.

“Njeriun e duhur”, u përgjigj Klaudia.


Shtuar 22.03.2020 19:43