Koalicioni VV-LDK në krizë, qytetarët vijojnë protestat nga ballkonet (VIDEO)

Qytetarët kanë protestuar edhe sot nga ballkonet e tyre.

Kjo protestë është duke u bërë tash e disa ditë, pas paralajmërimit të prishjes së koalicionit qeverisës VV-LDK, shkruan Portali.info.

Protesta është mbajtur nga ora 20:00.

Paralajmërimi për daljen e LDK-së nga koalicioni është bërë pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurti, pa e lajmëruar kreun e LDK-së, Isa Mustafën, e që në këtë mënyrë bëri shkelje të marrëveshjes së koalicionit.


Shtuar 22.03.2020 19:33