Kënga doli e kopjuar, Fero: Rina ka marrë tekstin tim pa leje (VIDEO)

Dy muaj më parë reperi i njohur Fero publikoi këngën “Jom rrit”, e cila përpos pëlqimeve mori dhe shumë komente akuzuese duke u quajtur e kopjuar. Ndjekësit pasi dëgjuan këngën, kuptuan se teksti i reperit është i ngjashëm me atë të këngës ‘Ashiqare’ nga Rina.

Së fundmi në një intervistë për emisonin “Mirage”, Fero ka sqaruar të vërtetën. Ai ka treguar se teksti i përket atij dhe se reperja ia ka marrë pa leje.

“Unë s’kam asgjë kundër Rinës, ajo është artiste e mirë. Ajo ndoshta s’ka faj, por pa lejen time, kanë marrë tekstin tim nga studio dhe e kanë përdorur. Kur e kam parë ‘Lyrics by Rina’… unë s’jam paguar… Unë s’jam paguar për asnjë tekst, por emrin duhet ta kem”, tha reperi.


Shtuar 2.01.2020 10:49