Kemi qeshur të gjithë me të, e dinit sa vjeç mbush sot “Mr. Bean”? (FOTO LAJM)

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun.

Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij.

Sot, Atkinson feston ditëlindjen.

Për të gjithë kuriozët, aktori i famshëm ka lindur më 6 janar të vitit 1955 dhe sot mbush 65 vjeç.

Për herë të parë, ai u shfaq në publik me rolin si “Mr. Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.


Shtuar 6.01.2020 12:10