I propozoi në emision, vajza e Agim Bajkos dhe Ardit Roshi i japin fund lidhjes (FOTO LAJM)

Teksa të gjithë po prisnin ta shihnin me fustan të bardhë, vajza e Agim Bejkos dhe moderatori Ardit Roshi i kanë dhënë fund lidhjes.

6 muaj më parë, ai i propozoi në gjunjë në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”.

Ata nuk ndiqen më as në Instagram, dhe madje kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë.

Ndoshta këto detaje që mund të duken të parëndësishme në dukje, por mund të vërtetojnë atë që revista “Story.al” shkruan.

Në momentin e propozimit Roshi tha këto fjalë: “Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar. Ndërkohë që për marrëdhënien e tyre ishte pozitiv edhe i ati i Blerinës, aktori i madh Agim Bajko.


Shtuar 2.06.2020 20:11