Dështoi te Milani, Rebic rikthehet në Gjermani

Pas më pak se 6 muajsh dhe vetëm 7 ndeshje, aventura e Ante Rebic në Milano mund të përfundojë.

Lojtari që kaloi tek Milani nga Eintracht Frankfurt në formën e shkëmbimit me Andre Silva mund të kthehet në Gjermani.

Sipas SportMediaset, agjenti i lojtarit do të punojë për të përcaktuar detajet e transferimit dhe për të lejuar lojtarin të rikthehet në Gjermani.

Lojtari ka dëshirë të kthehet në Gjermani pasi ka nevojë për minutazh dhe dëshiron të luajë në EURO 2020 me Kroacinë.


Shtuar 5.01.2020 21:27