Ekspozon përsëri Shqipërinë, ndjekësit kanë një kërkesë për babain e Dua Lipës (FOTO LAJM)

Familja e Dua Lipës po qëndron në Shqipëri, si destinacioni i radhës i pushimeve të tyre, ku nuk kanë munguar as vizitat në pikat turistike të vendit.

Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa, ai i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në fotot e publikuara ai shfaqet pranë bashkëshortes Anesa Lipa si dhe fëmijëve, Rina dhe Gjin Lipa.

“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka shkruar Dukagjini në rrjetet sociale.

Fotot janë pëlqyer edhe nga fansat e këngëtares, të cilët i kërkojnë Dukagjinit që herën tjetër të vizitojë Shqipërinë bashkë me Duan.

Kjo e fundit ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë partnerit Anwar Hadid, ndërsa nuk i shoqëroi prindërit as kur ata ishin me pushime në Mal të Zi.


Shtuar 10.09.2020 15:30