I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Glamour Zone”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që ka ai me Ronela Hajatin.
Ai tregoi se përse është aq i rezervuar kur vjen puna tek lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk ka vendosur për të krijuar familje.
Të lidhura
None found
“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.
I pyetur se si po shkon lidhja e tij me Ronelën, Zerka e përshkruan fare shkurt duke thënë se “Lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr zotit”.
Dhe përsa i përket dashurisë së madhe sipas fjalëve të reperit ai “mund” ta ketë gjetur.
