Aktori i njohur dhe gruaja e tij infektohen nga koronavirusi

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, aktorja Rita Wilson, kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Hanks, i cili deklaroi se ai dhe e shoqja ishin duke udhëtuar për në Australi, kur zbuluan se ishin prekur nga virusi i rrezikshëm, për shkak të simptomave që nisën të shfaqin.

Të lidhura

None found

“Ne do të mbahemi në vëzhgim dhe do të izolohemi, në mënyrë që të mos dëmtojmë shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve”, tha Hanks.

Po ashtu ai bëri me dije se do i mbajë të informuar ndjekësit e tij në vijim të situatës.


Shtuar 12.03.2020 07:21