Shkencëtarët identifikojnë tre faza të dallueshme të sëmundjes COVID-19

Shkencëtarët kanë përshkruar tre faza të veçanta të përparimit të sëmundjes COVID-19 te pacientët, duke u bërë thirrje profesionistëve mjekësorë ti marrin në konsideratë.

Sipas shkencëtarëve, përfshirë ata të Universitetit të Firences në Itali, tre faza të dallueshme të infeksionit COVID-19, me shkallë të ndryshueshme simptomash janë vërejtur te njerëzit që testojnë pozitivë për sëmundjen vdekjeprurëse, shkruan livemint, transmeton Indeksonline.

Hulumtimi i rishikimit, botuar në revistën Physiological Review, vuri në dukje se secila prej këtyre fazave karakterizohet nga një lloj i ndryshëm i ndërveprimit biologjik me virusin.

SARS-CoV-2, koronavirusi i ri që shkakton COVID-19, transmetohet përmes pikave që dalin nga hunda ose goja e një personi të infektuar kur kollitet, teshtinë ose, në disa raste, kur flet, thanë studiuesit.

Gjatë fazës së hershme të infeksionit (Faza 1), ata thanë se virusi shumëfishohet brenda trupit dhe ka të ngjarë të shkaktojë simptoma të buta që mund të ngatërrohen me një ftohje të zakonshme ose grip.

Faza e dytë, sipas shkencëtarëve, është faza pulmonare (Faza 2), kur sistemi imunitar preket fuqimisht nga infeksioni, dhe çon kryesisht simptoma të frymëmarrjes, siç janë kolla e vazhdueshme, gulçimi dhe niveli i ulët i oksigjenit.

Problemet me koagulimin e gjakut – veçanërisht me formimin e mpiksjes së gjakut – mund të jenë mbizotëruese në fazën 2, thonë shkencëtarët.

Faza e tretë, hiperinflamatore, ndodh kur një sistem imunitar i hiperaktivizuar mund të shkaktojë dëmtim të zemrës, veshkave dhe organeve të tjera, thanë ata.

Në këtë fazë, studimi vuri në dukje se mund të ndodhë një “stuhi e citokinës” – ku trupi sulmon indet e veta.

Ndërsa mund të ketë mbivendosje midis tre fazave të sëmundjes, shkencëtarët thanë se është thelbësore të njihet secila fazë në mënyrë që të përshtatet trajtimi i personalizuar tek pacientët./


Shtuar 15.06.2020 13:57