Po produktet e make up-it, a përbëjnë rrezik këto kohë?

Koronavirusi ka infektuar një pjesë të mirë të njerëzve në të globin. Edhe pse të izoluar nëpër shtëpia, të gjithë tregojmë më shumë kujdes ndaj higjenës duke larë vazhdimisht duart, apo duke dezinfektuar çdo gjë që kemi rreth nesh.

Kujdes të veçantë kërkojnë telefonat, por a vlen e njëjta gjë edhe për produktet e make up-it?

Koronavirusi jeton nëpër sipërfaqe për pak ditë dhe kjo nuk përjashton as produktet që përdorim çdo ditë për t’u grimuar.

Ekspertët thonë se virusi mund të qëndrojë deri në 3 ditë në plastikë apo sipërfaqe të ngurta, por kjo është në varësi të temperaturës dhe lagështirës.

Duke qenë se një pjesë e mirë e make up-ve tona, si paletat, apo furçat janë të përbëra nga këto materiale, është më e sigurt t’i pastrojmë me kujdes.

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse virusi mund të jetojë tek make up-et, por e mira është të flaken të gjithë make up-et që i keni përdorur prej shumë kohësh, ose nëse kohët e fundit i keni vendosur në sipërfaqe të ndryshme teksa lyheshit.

Make up-et me përmbajtje të larta alkooli nuk përbëjnë rrezik, por s’mund të themi të njëjtën gjë për ato që s’kanë.

Artistët e make up-it zakonisht thonë se furçat duhen larë të paktën 1 herë në javë, por në kohë si këto e mira është të lahen sa herë i përdorni ose çdo dy ditë.

Edhe për këto produkte, uji dhe sapuni është larja e duhur! Edhe pas larjes, e mira është t’i dezinfektoni me alkool. Spërkateni alkoolin mbi çdo produkt para se të lyheni, duke vrarë kështu çdo bakter që mund të gjendet në sipërfaqen e tyre.

Në rast se nuk ndiheni mirë apo e shihni që keni simptoma, e mira është të hiqni dorë nga grimi. Në rast se keni koronavirus dhe përdorni make up, të gjitha produktet do të jenë të infektuara.


Shtuar 25.03.2020 18:01