4 arsyet pse uji i detit është fantastik për shëndetin tuaj

Keni menduar ndonjëherë pse njerëzit shpesh janë të lidhur me detin dhe ka një tërheqje të menjëhershme për t’u zhytur thellë në ujë? Në të vërtetë, uji i detit është një prodhues natyror i energjisë pozitive dhe që mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore.

Forcon sistemin imunitar

Uji i kripur është i pasur me minerale, vitamina, aminoacide dhe mikroorganizma që kanë efekte antibakteriale dhe madje mund të funksionojnë si antibiotikë natyral. Këto përbërës thithen nga lëkura sa herë që notoni. Aroma e detit përmirëson mushkëritë pasi përmban gjithashtu jone hidrogjeni të ngarkuara negativisht që përmirësojnë qelizat e trupit, shkruan abcnews.al.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Uji i detit ndihmon në përmirësimim e qarkullimit të gjakut në trup. Terapia e njohur si ‘Talasoterapia’ njihet që përmirëson qarkullimin duke rikthyer mikro-elementë thelbësorë brenda trupit që janë ndikuar nga kequshqyerja, stresi apo shkaqe të tjera.

Përmirëson shëndetin dhe mirëqenien

Uji i detit ndihmon në shërimin e sëmundjeve, si astma, bronkiti apo artriti. I pasur me magnez, uji i detit ndihmon gjithashtu në pakësimin e stresit, relaksimin e muskujve si edhe nxit gjumin.

Hidraton lëkurën

Uji i detit përmban minerale si magnez, natrium, kalcium, klorur dhe sulfat që funksionojnë si kozmetikë natyrale për lëkurën tonë. Magnezi ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe zvogëlimin e inflamacionit, duke e bërë atë të duket më e freskët.

Njerëzit me probleme të lëkurës si ekzema ose thatësia rekomandohet të marrin banjë të rregullt me solucione të kripura ose më e rekomandueshme është të bëni not në det. Ky trajtim është vërtetuar gjerësisht se përmirëson gjendjen e lëkurës dhe hidratimin e saj të përgjithshëm, me përfitimet kryesore që i atribuohen përmbajtjes së magnezit të lartë nga uji i detit.


Shtuar 28.07.2020 09:54