Pista plot afganë, avioni ushtarak gjerman largohet bosh nga Kabuli pasi nuk kishte ku të ulej

Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Kabuli për në Uzbekistan me vetëm shtatë pasagjerë në bord.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka thënë se avioni A400M iku bosh pasi nuk mund të ulej për shkak të numrit të madh të njerëzve në pistë.

Agjencia e lajmeve Deutsche Welle tha se dy avionë transporti ushtarak ishin dërguar për të marrë punonjësit e ambasadës gjermane dhe stafin lokal.

Sipas gazetës Bild, avioni fillimisht ishte menduar të mbante 57 punonjës të ambasadës dhe 88 shtetas të tjerë gjermanë./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 10:09