Një 56-vjeçar nga fshati Milladinovci i Shkupit ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit nga tarraca e një shtëpie.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, dje në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06:45, Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup është vënë në dijeni nga Qendra Klinike “Nëna Terezë” për vdekjen e shtetasit M.A., banues në fshatin Milladinovci.
I ndjeri ishte transportuar në spital më 8 korrik 2026, me plagë të rënda trupore. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte pësuar rrëzim nga tarraca e katit të parë të një banese.
Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.
