Pezullohet numërimi në KZAZ nr.23 në Durrës, dyshohet se është shtuar një fletë në kuti

Është pezulluar numërimi i votave në KZAZ nr. 23 te shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës. Kjo lëvizje vjen me kërkesë të anëtarëve të grupeve të numërimit pasi shkak është bërë një kuti ku zyrtarisht ishin 314 vota, por realisht në kuti janë numëruar 315 fletë votimi.

Sipas anëtarëve të grupeve të numërimit bëhet fjalë për një vepër penale dhe për këtë ata kanë dërguar ankesë tek komisioneri i KQZ.

 


Shtuar 27.04.2021 02:39