”Një herë në 2-3 ditë darkojnë krerët e bandave”, Basha bën denoncimin e fortë për Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një videolive nga Durrësi nga makina e tij, ku iu përgjigjet të gjitha pyetjeve që mund të kenë ndjekësit. Basha ka bërë një denoncim të fortë, ku sipas tij në restorantin e kryeministrit Rama, brenda në kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha.

Basha ngriti akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj. Sipas kryedemokratit, procesi i rindërtimit po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa fatkeqësia e tërmetit, sipas Bashës, por shfrytëzohet nga Rama për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Rama  edhe rindërtimin e ka parë në funksion të dy gjërave, vjedhjes dhe në funksion politik. Për Ramën rindërtimi ka qenë një mundësi më shumë për të grabitur para dhe për ta përdorur politikisht këtë fatkeqësi. Në Durrës po bëhen përpjekje për të grabitur trojet e ndërtesave që janë shkatërruar në funksion të mafies.

Ne kemi një ekip të veçantë të përbërë nga ekspertë më të mirë të arkitekturës. Rindërtimi ka ngecur në vend, është mbajtur peng, ne do ta çlirojmë rindërtimin nga kthetrat e Ramës dhe do ta përshpejtojmë këtë proces. Do të çlirojmë edhe fondet e BE që vazhdojnë të mbeten pjesërisht të bllokuara sepse pjesa tjetër nuk mund t’i jepet një qeverie që ka marrë damkën si qeveri e korruptuar. 25 Prilli është një ditë për të votuar për përshpejtimin e procesit të rindërtimit në të gjitha fushat.

Ju jeni 2 vjet në çadra, Shqipëria është e ngecur 8 vjet në vend sepse është në dorën e një njeriu që mendon vetëm për veten e tij. Shikoni kush i ka marrë tenderat e rindërtimit. 37 milionë Euro vëllai i Safet Gjicit. Në Kombinat duan t’i zhvendosin nga pronat e tyre sepse pronat duan t’i grabisin për projektet me mafien e ndërtimit dhe për pastrimin e parave. Keni ngelur në çadra se Edi Rama nuk e çan kokën për ju. Kjo do të marrë fund. Unë do të kem një ekip të veçantë”, u shpreh Basha.


Shtuar 12.03.2021 11:35

Tags: ,