ZYRTARE/ Për herë të parë kombëtarja do përballet me këtë kundërshtar

Kombëtarja jonë më 8 qershor do të përballet në një sfidë miqësore me kombëtaren çeke.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë FSHF, ku thuhet se federatat  respektive kanë rënë dakord për tu takuar në Pragë, teksa stadiumi ende nuk dihet.

Kjo do të jetë sfida e dytë e kuqezinjve në pak ditë, teksa më 5 qershor, skuadra e Edi Rejas do të sfidojnë Uellsin në stadiumin “Cardiff City” e programuar të zhvillohet me fillim nga ora 18:00./albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 11:29