Zaev: LSDM e gatshme për zgjedhje

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me sekretarin e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të LSDM-së, Edmond Ademi, sot u takua me Andreas Shider, anëtar i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesues i Komitetit të përbashkët parlamentar të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Në takim, kryetari Zaev u kthey në gjendjen aktuale në procesin e integrimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut në BE shkruan shenja.

Duke u kthyer në procesin e zgjedhjeve dhe funskionimit të qeverisë teknike, kryetari Zaev potencoi se institucionet dhe Qeveria teknike janë të gatshme për të zbatuar zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa LSDM është e gatshme për zgjedhje.

Nga ana e eurodeputetit Shider ishte përshëndetur përparimi që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka bërë në dy vite e gjysmë të fundit dhe sërish ishte riafirmuar mbështetja që Parlamenti Evropian, ndërsa veçanërisht grupi i Socialistëve dhe demokratëve ia japin Republikës të Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimit.


Shtuar 18.01.2020 13:29