VMRO: Zaev duhet të thirret në Prokurori për dosjen “Reket”

Zoran Zaev t’i përgjigjet prokurorisë për rastin “Reket”. Ky është reagimi i parë i VMRO-DPMNE-së, pasi Bojan Jovanovski në seancën gjyqësore tha se paratë duhet kërkuar nga Zoran dhe Vice Zaev.

Opozita pret një hetim kundër Zaevit, dhe besojnë se Boki 13 është vetëm një ekzekutues i “Reketit”. Opozitarja VMRO ka reaguar sepse Prokuroria nuk ka hapur hetim kundër familjes Zaev.

Çfarë fshehu Zaev dhe pse nuk e raportoi menjëherë rastin?! A ka menaxhuar ai me dëshmitë, i ka fshehur, shkatërruar apo i ka ndryshuar?! Ruskovska heshti dhe nuk hapi hetim. Ashtu siç ka heshtur gjatë gjithë vitit dhe është kujdesur që gjurma të mos na dërgojë pikërisht tek koka e oktapodit, dhe ky është Zoran Zaev- deklaroi Oliver Gjorgjievski, VMRO DPMNE, shkruan tetova sot.

I pyetur të komentojë pretendimin e Jovanovskit se paratë kishin përfunduar te Zaevët, nga LSDM u përgjigjën:

Kjo konfirmon shqetësimin e VMRO-DPMNE-së sepse kemi dëgjuar se me kë ishte ulur Mickoski, me kë ka biseduar në muajt dhe vitet e kaluara, dhe lidhjen e VMRO-DPMNE-së me tërë rastin- pohoi Ljupço Nikolovski, LSDM.

Nga LSDM shtojnë se ka ardhur koha të ketë aktgjykime për raste të tilla, por ata presin përfundime gjyqësore edhe për të gjitha rastet që përfshijnë VMRO-në, si dhe për “Perandorinë” hetimi i të cilit ende nuk ka përfunduar.


Shtuar 18.06.2020 14:39