Kujdes kur udhëtoni, nisin reshje dëbore në Strazhë, Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit

Reshje të borës këtë mëngjes ka në Strazhë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, njofton ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”.

Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, lëvizja zhvillohet në rrugë të lagështa.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” apelojnë për kujdes nëpër rrugë dhe të udhëtohet me shpejtësi shumë të vogël për të shmangur aksidentet. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 08:32