Artan Grubi: Çfarë ka ndryshe BDI nga partitë e tjera

BDI, sipas deputetit Grubi është rrjedhojë e një kryengritjeje luftarake të shqiptarëve në Maqedoni për barazi përmes UCK-së në konfliktin e armatosur në vitin 2001 për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, informon TetovaSot.

Ai thotë se tani kemi ardhur në një proces të ndërtimit të BDI së për dekadat e ardhshme.

BDI, thotë ai, është një aset dhe pasuri kombëtare dhe duhet të ketë jetëgjatësinë njësoj si partitë e rëndësishme të shteteve të zhvilluara dhe demokratike në Europë dhe Amerikë.

BDI sipas Grubit së fundmi ka kaluar në një proces të reformimit të thellë në mënyrë të qetë dhe pa hatërmbetje.

Kjo gjë e karakterizon këtë parti sipas Grubit që e bën atë krejtësisht të ndryshme nga të tjerët. Ai është ndalur edhe tek programi i partisë për zgjedhjet e 12 Prillit dhe pas shumë proceseve të mbyllura fokusi kryesorë do të jetë ekonomia,rritja e standardit,rritja e pagave, arsimi dhe shëndetësia më cilësore dhe shumë çështje të tjera në interes të qytetarëve dhe sidomos të rinjëve që mos e braktisin vendin.


Shtuar 29.01.2020 09:14