I dehur dhe i shtrirë përtokë, shqiptari sulmon punonjësit që u përpoqën ta ndihmojnë

Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar nga autoritetet italiane rreth orës 5 të pasdites, në datën 26 janar pasi i dehur ka sulmuar disa punonjës që po përpiqeshin ta ndihmonin.

Ai u tentua të ndihmohej punonjësit e shëndetit të Kryqit Blu të Riccione pasi ishte në gjendje të dehur, por ka reaguar me dhunë.

Siç ishte i shtrirë në tokë, shqiptari nuk pranoi të ngrihej dhe të futej në ambulancë. Pasi fyeu dhe pështyu operatorët, ai madje sulmoi fizikisht njërën prej tyre.

Situata degjeneroi në atë masë sa punonjësit e shëndetësisë u detyruan të mbyllen brenda ambulancës për të shpëtuar nga reagimi i shqiptarit dhe më pas kërkuan ndërhyrjen e policisë.

Policët u përpoqën ta qetësonin shqiptarin dhe e bindën që të linte ndihmën të vepronte, por burri reagoi duke sulmuar edhe policët gjithashtu. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 09:07