Aksident i rëndë rrugor, lëndohen tre persona

Jemi vetëm dy javë brenda vitit të ri dhe shumë aksidente kanë përgjakur rrugët.

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në autostradën Tetovë – Shkup, kur një makinë e tipit “BMW” me targa të Strumicës, që drejtohej nga shtetasi M.E, 27 vjeç është përplasur me një makinë tjetër të tipit “Golf” me targa të Tetovës, që drejtohej nga tetovari L.A, 38 vjeç.

Nga ky aksident i rëndë kanë përfunduar me lëndime shoferi dhe pasagjeri tek makina Golf, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Tetovës.


Shtuar 11.01.2020 14:12