Për ju që punoni nga shtëpia ka një rregull që duhet ta zbatoni me patjetër

Nëse punoni nga shtëpia, atëherë është një gjë që duhet ta keni parasysh: mos mbani shapka veshur.

Këtë e thotë Eleanor Burt, eksperte terapeute, që thekson se mbajtja e tyre shkakton dhimbje dhe dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm.

Ekspertja tha për Metro.co.uk, se të rrish zbathur është gjëja më e mirë që mund të bësh këto kohë.

“Pantoflat shkaktojnë fikjen e muskujve të këmbëve, që kontribuon në këmbë më pak të ekuilibruara. Ne të gjithë jemi shumë të indoktrinuar me retorikën se këmbët tona kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje, por në të vërtetë duke mbështetur dhe mbrojtur këmbët tona, ne krijojmë këmbë jashtëzakonisht të dobëta dhe të ashpra që nuk lëvizin ashtu siç janë krijuar. Nëse trupi juaj mund të përballojë me lehtësi të qenit i zhveshur, jini të zhveshur sa më shumë që mundeni … veçanërisht ndërsa jeni duke punuar nga shtëpia dhe nuk keni të njëjtat detyrime shoqërore si në jetën normale ku këmbët e zhveshura mund të mos jenë të përshtatshme. Të rrish zbathur i lejon këmbët të ajrosen.”, sqaroi Burt.


Shtuar 9.05.2020 12:09