E dinit se thinjat në moshë të re paralajmërojnë sëmundje?

Thinja në moshë të re? Kontrollohuni te mjeku për këto 4 probleme të mundshme, ku mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht.

Flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni. Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës, janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Sipas një studimi në Universitetin e Nju Jorkut, katër janë arsyet kryesore të cilat ndikojnë në shfaqjen e thinjave në moshë të re, transmeton revista Living.

Stresi

Nëse shikoni thinja në të 20-at, që nuk është e zakonshme — vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi. Nëse thinjat ju shfaqen më herët se familjarët tuaj, kjo ka të bëjë me mënyrën tuaj të jetës dhe stresin, thotë ekspertja Marie Jhin, MD.

Megjithëse ekspertët kanë pasur shpeshherë debate, të gjithë bien dakord te një fakt: stresi është një fakt që ndikon shumë në krijimin e thinjave.

Një problem shëndetësor

Në raste të rralla, shfaqja e thinjave në moshë të re mund të jetë edhe pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Tiroidet, p.sh. mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, gjithashtu ndikojnë edhe te flokët.

Mungesë vitaminash

Një tjetër mundësi e shfaqjes së flokëve gri mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, kryesisht e B12, thotë Dr. Jhin. Ka një numër të madh faktorësh që mund të sjellin risk këtu. Më të prekshme janë dietat drastike, si p.sh., ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Nëse shfaqja e flokëve gri për mungesë vitaminash, duhet të përdorni si suplement B12, sepse nëse kjo situatë vazhdon, atëherë ka shumë mundësi të shkosh deri në anemi.

Je duhanpirës/e

Duhanpirja është një nga shkaqet më të këqija që ndikon në shfaqjen e flokëve gri, thonë ekspertët. Nëse je një duhanpirës i rregull, me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at e hershme. Nëse i shikon me kujdes duhanpirësit, do të vësh re edhe rrudhat e para në lëkurën e tyre. Ndoshta nuk shikoni thinja në scalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula.


Shtuar 6.03.2020 08:47