Po ju e patë? Rooney shuplakë futbollistit të United (VIDEO)

Një episod i çuditshëm në fundin e ndeshjes Derbi-Mançester Junajtid, është duke bërë xhiron e internetit. “Djajtë e Kuq”, triumfuan me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për FA Cup. Protagonist ishte Uejn Runi, sulmuesi anglez që luajti kundër ish-skuadrës ku shkroi historinë.

Teksa po përshëndetej me futbollistët e Junajtid, Runi i dha një shuplakë mesfushorit Pereira, i cili është kritikuar së shumti këtë sezon nga tifozët e “djajve të kuq”.

Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke e lidhur këtë shuplakë të Runit, me paraqitjen e mesfushorit Pereira.


Shtuar 6.03.2020 08:47