Dieta e Ushtrisë pas festave të fundvitit: Humbisni 5 kg për 3 ditë!

Deri më sot, mund të keni dëgjuar rreth shumë dietave e mund të keni ndjekur shumë të tilla, por e sigurt që për Dietën e Ushtrisë nuk keni pasur dijeni më parë.
Vetë nga emri kupton që mund të jetë një regjim i rreptë i të ushqyerit ndaj nëse nuk keni një disiplinë të fortë mos u mundoni ta mbani. Ky plan ushqimor do t’ju bëjë të bini 4.5 kg në 3 ditë.

Dita e parë

Mëngjesi: Një fetë bukë e thekur me gjalp kikiriku, gjysmë qitro, një filxhan çaj apo kafe
Dreka: Një fetë bukë integrale, më pak se 100 gr peshk ton, çaj apo kafe sipas dëshirës
Darka: 85 gramë mish të përgatitur me pak bizele, një mollë, gjysme banane, një kupë akullore.

Dita e dytë
Mëngjesi: Një fetë bukë e thekur, një vezë e zier, gjysmë banane, çaj apo kafe sipas dëshirës
Dreka: Një vezë e zier, një fetë djathë i bardhë, 5 biskota, çaj apo kafe.
Darka: Një karotë dhe brokoli të zier, gjysmë banane, një kupë akullore me vanilje.

Dita e tretë
Mëngjesi: Djathë, 5 biskota, mollë, çaj apo kafe
Dreka: Një fetë bukë, një vezë, çaj apo kafe sipas dëshirës
Darka: Peshk ton, gjysmë banane, një kupë akullore
Shënim: çajin apo kafenë duhet ta pini me shumë pak sheqer.


Shtuar 2.01.2020 17:46