Emre Can në zyrat e klubit gjerman për vizitat mjekësore

E ardhmja e Emre Can është vendosur. Mesfushori gjerman është larguar nga Juventus dhe është rikthyer në Bundesliga pas gjashtë vjetësh, duke zgjedhur skuadrën e Borussia Dortmund.

26 vjeçari ka mbërritur në Gjermani për testet mjekësore përpara se të firmos kontratën me verdhezinjtë.

Dortmund ka derdhur në arkat e Juventusit për transferimin e Can plot 30 milionë euro.

Aventura e Can tek “Zonja e Vjetër” nuk shkoi ashtu siç duhet. 26 vjeçari nuk gjeti hapësira të mjaftueshme tek klubi italian dhe sikur të mos mjaftonte kjo trajneri Maurizio Sarri e la jashtë listës së të grumbulluarve për Ligën e Kampioneve.


Shtuar 31.01.2020 15:40