Treni express shndërrohet në spital për për të mjekuar pacientët me COVID-19 në Francë (VIDEO)

Franca ka filluar të bëjë bartjen e pacientëve të prekurt me koronavirus në mënyrë të organizuar tek qendrat spitalore.

Një ndër mjetet që autoritetet po shfrytëzojnë për ta kryer një shërbim të tillë është edhe treni i shpejtë TGV, i cili besohet të ketë të gjitha pajisjet e duhura mjekësorë, shkruajnë mediet e huaja.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, ka thënë se treni i këtillë është i pari në Evropë që po kryen këto lloj shërbimesh.

Operacione të tjera të evakuimit po kryhen me aeroplan të Airbus. Forcat ajrore po i dërgojnë nëpër spitale edhe me helikopter. Ndër të tjera, shumë spitale ushtarake kanë hapur dyert për civilët që janë prekur virusi pandemik.


Shtuar 30.03.2020 11:44