Suedia pas 30 vjetësh, shënon rekord vdekjesh në një muaj

Pandemia e koronavirusit ka tërhequr vëmendje në gjithë botën për përhapjen e shpejtë dhe numrin e viktimave që ka shënuar në disa shtete. Suedia është një prej vendeve që në një muaj ka shënaur rekord vdekjesh prej 3 dekadash.

Suedia nuk ka ndërmarrë masa të ashpra kundër koronavirusit, të tilla si vendet e tjera në Evropës. Ajo i ka mbajtur hapur shollat për fëmijët nën 16 vjeç, ashtu si edhe kafiteritë, baret, restorantet dhe bizneset.

Autoritetet, ndërkaq, u kanë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë udhëzimet për distancim fizik. Zyra e Statistikave e Suedisë ka thënë të hënën se 10,458 njerëz kanë humbur jetën në prill.

“Duhet të kthehemi prapa në dhjetor të vitit 1993, kur janë regjistruar më shumë të vdekur në një muaj të vetëm”, ka thënë në një deklaratë për mediat Tomas Johansson, nga Zyra e Statistikave.

Qasja suedeze ndaj koronavisrusit është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi numri i viktimave i ka tejkaluar ato në vendet fqinje nordike, të cilat kanë vendosur masa më të ashpra të kontrollit.

Suedia deri më tani ka shënuar 3 698 vikrima dhe 30 377 raste të infektuara me koronavirus.


Shtuar 19.05.2020 11:24