Ky vend në Itali, shet shtëpitë për 1 euro

Pandemia globale ndikoi shumë në sektorin e turizmit dhe eksperiencat e udhëtimeve, aq më tepër në Itali, si një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Tani që masat janë liruar dhe vendi po i kthehet normalitetit, vendet kanë nisur të përdorin strategji nga më të ndryshmet për të kthyer turistët shkruan CNN.

Si thoni për një shtëpi në rajonin jugor të Calabrisë, në fshatin e vogël të quajtur Cinquefrondi? Deri më tani s’ju thotë asgjë, por nëse ju themi se në këtë vend, Covid-19 nuk preku askënd dhe se tani shtëpitë atje shiten me 1 euro, gjërat ndryshojnë.

Siç e dëgjuat, shtëpitë 1 euroshe janë një mënyrë e mirë për të thirrur vizitorët, për shkak se vitet e fundit vendi është përballur me probleme të rënda demografike. Popullsia është reduktuar ndjeshëm dhe shtëpitë janë braktisur!

Kryetari i Bashkisë së Cinquefrondi, e ka marrë kaq seriozisht këtë çështje sa i ka vënë një emër të koduar që quhet: “Operation Beauty.”

“Unë jam rritur në Gjermani, vendin ku emrigruan prindërit e mi, por pastaj erdha me qëllimin për të shpëtuar tokën time. Shumë njerëz janë larguar që këtej për dekada të tëra, duke lënë pas shtëpi boshe.”- është shprehur ai.

Pavarësisht bukurive natyrore që ofron vendi, parqeve dhe gjirive të detit Adriatik dhe Jon, fshati është bosh dhe zgjidhja e vetme për ta shpëtuar është duke nxjerrë shtëpitë në shitje për 1 euro.

Cinquefrondi s’ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 dhe kjo ofertë është ndryshe nga të ofertat e tjera të lira që qarkullojnë shpesh.

Ndërkohë që vendet e tjera shesin shtëpi për 1 euro dhe kërkojnë pagesa duke nisur nga 5000 euro si gjobë nëse blerësi dështon në rinovimin e shtëpisë brenda 3 viteve, me Cinquefrondi kërkon vetëm një pagesë vjetore prej 250 eurosh si tarifë sigurimi derisa punimet e shtëpisë të përfundojnë.


Shtuar 10.06.2020 12:50