COVID-19 pandemi globale, por çfarë është një pandemi?

Shpallja e një pandemie nuk ka asnjë lidhje me ndryshimet që ndodhin në karakteristikat e një sëmundjeje, por përkundrazi lidhet me shqetësimin për përhapjen e saj shumë të gjerë gjeografike. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, një pandemi shpallet si e tillë kur një sëmundje e re për të cilën njerëzit nuk kanë imunitet përhapet në të gjithë botën përtej pritshmërive.

Si vendos OBSH nëse do të shpallet pandemia?

Rastet që përfshijnë udhëtarët, të cilët janë infektuar në një vend të huaj dhe që janë kthyer në vendin e tyre, ose që janë infektuar nga ai udhëtar, i njohur si “Rasti i Indeksit”, nuk llogariten për shpalljen e një pandemie. Duhet të ketë një valë të dytë të infeksionit nga një person në tjetrin, në të gjithë komunitetin, për ta përcaktuar si të tillë.

Pasi të shpallet një pandemi, vërehet përhapja e saj masive në komunitet dhe qeveritë me politikat e për sistemet shëndetësore duhet të sigurojnë që janë të përgatitur për ta menaxhuar këtë situatë.

Një pandemi, nga ana tjetër, është një rritje e papritur e rasteve të një sëmundjeje, ose një sëmundje që mund të jetë unike nga një vend në tjetrin.

Tani që OBSH e ka shpallur Covid-19 një pandemi, çfarë do të thotë për vendet dhe masat që duhet të marrin për mënyrën e trajtimit dhe përgatitjes së shpërthimit masiv?

OBSH ka theksuar se përdorimi i fjalës “pandemi” nuk sinjalizon një ndryshim në këshillat që ajo si organizatë ka shpërndarë për komunitetin. Ende po u kërkohet vendeve të infektuara të “zbulojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë popullin e tyre”.

Dr. Nathalie MacDermott, nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shëndetësore, pedagoge akademike klinike në King’s College në Londër, thotë se: “Ndryshimi i termit nga një virus epidemik në pandemi nuk ndryshon asgjë praktikisht, pasi të gjithë shtetet në botë kanë marrë këshilla javët e fundit për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme atë të Covid-19.

Përdorimi i këtij termi megjithatë nënvizon rëndësinë dhe përgjegjësinë e vendeve në të gjithë botën, të cilat duhet të punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe të hapur me njëri-tjetrin dhe të bashkohen si një front i vetëm për ta sjellë këtë situatë nën kontroll.”


Shtuar 13.03.2020 14:27