Kultivonin kanabis, arrestohen tre vellezër në Durrës!

Tre vellezër janë arrestuar nga policia e Durërsit për kultivim kanabisi në fshatin Manskuri.

‘R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe  A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Manskuri, Durrës.’- njofton policia.

Tre vëllezërit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Manskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi. Gjatë operacionit, te tre vëllezërit u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Nga hetimet janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

‘Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.’- njofton policia.


Shtuar 28.06.2024 09:44