Zgjatet orari për pagesat e energjisë elektrike

Kryeminsitri Edi Rama, njoftoi të premten se prej të hënës do të zgjerohet dhe fasha e orarit për bërjen e pazareve.

Edhe kompania OSHE njofton se do të zgjasë orarin e pagesave të energjisë elektrike pranë pikave të saj, deri në orën 17:30 duke filluar nga dita e hënë.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”, njofton kompania.


Shtuar 12.04.2020 07:44