Vjedhje dhe lëndë narkotike, ku zbarkoi sot OFL

Tre persona të dënuar, për vepra të ndryshme penale kanë marrë formularin nga OFL, për të deklaruar brenda 48 orëve burimin e pasurive të tyre. Asllan Hysa, Erand Malo dhe Liridon Gjana duhet të plotësojnë letrën e dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit pasi janë subjekt i Ligjit Special.

“Duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. H., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. M., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

L. Gj., banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Shtuar 24.07.2020 11:06