Vizita e parë zyrtare si Kryeministër, Kurti e nis nga Tirana,

Pak ditë pasi u votua kabineti i ri qeveritar, Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nis vizitat zyrtare.

Ai do të vijë në Shqipëri, në fillim të javës që vjen.

Më konkretisht Kurti do të vijë në Tiranë më 11 shkurt, ku do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit.

Kështu Shqipëria është vendi i parë ku Kurti prezantohet si Kryeministër.


Shtuar 7.02.2020 11:50