Videoja ku “thithte” kokainë, Lefter Alla shkon në Prokurorinë e Tiranës

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla mbërrin në Prokurorinë e Tiranës.

Abcneës.al raporton se kryebashkiaku është i shoqëruar nga avokati Bledar Meminaj.

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha publiki në studion e Abc Neës videon ku Alla shfaqet duke marrë kokainë.

Më herët Alla ka dhënë dëshminë e tij edhe pranë SPAK. Kryebashkiaku ka mohuar praninë e tij në atë video, duke pretenduar se është një montazh.

Nga ana tjetër, gazetari Hoxha ka treguar për grupin hetimor mënyrën sesi ka siguruar videon.


Shtuar 29.01.2020 11:32