U zhduk për herë të dytë, gjendet në Kukës 20 vjeçarja nga Kosova

Donisa Berisha, një 20-vjeçare nga fshati Volljakë i Klinës është gjetur në Kukës rreth orës 12 të natës pasi u largua dy ditë më parë nga shtëpia pa lënë gjurmë pas.

Më herët babai i saj, Milazim Berisha, tha se banorët e fshatit e kishin njoftuar se Donisa gjendet te Ujëvara e Mirushës, por se kur kishte shkruar aty nuk e kishte gjetur atë.

20-vjeçarja mësohet të ketë aftësi ndryshe dhe ishte larguar nga shtëpia edhe vitin e kaluar. Madje, policia e kishte gjetur duke tentuar t’ia vë flakën vetes.


Shtuar 21.06.2020 13:10