U mor peng ditën e djeshme, pukjani nuk kishte kthyer borxhin

Një 49-vjeçar nga Puka, banues në zonën e Bathores, vazhdon të mbahet peng që prej paradites së djeshme, kur u fut me forcë në një makinë nga dy persona të maskuar.

Jak Prenga rezulton i regjistruar me letra edhe me emrin Jurgen dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me mosshlyerjen e një borxhi që 49-vjecari i kishte marr personave që iu kishte blerë automjetin.

Kjo është një nga pistat më të forta që po hetohet nga policia e Tiranës shkruan abcnews.al.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2020 13:56