U fotografua pranë Boris Johnson, koronavirusi i merr jetën infermjeres

Infermierja 51 vjeçare ka ndërruar sot jetë si pasojë e pandemisë. Sipas mediave të huaja, Sara Trollope, kohë më parë ajo kishte bërë edhe një foto me kryeministrin Boris Johnson.

Në 24 orët e fundit, autoritetet në Britaninë e Madhe kanë konfirmuar se kanë ndërruar jetë 917 persona, një rënie e lehtë krahasuar me 24 orët e kaluara, kur ndërruan jetë 980 persona.

Deri tani, në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 9875 persona, ndërsa janë konfirmuar të prekur mbi 78 mijë persona.


Shtuar 12.04.2020 12:18