E RËNDË/ Vritet në banesën e tij futbollisti 20 vjeçar

Një lajm shumë i rëndë për botën e sportit vjen nga Ekuadori. Një futbollist 20 vjec është vranë në shtëpinë e tij.

Edëin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guayaquil, është vrarë me armë në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur lojtari si shumë të tjerë ishte i izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së Kornavirusit.Lajmi tronditës është komunikuar nga vetë klubi i lojtarit, teksa policia është në kontakte me familjen Espinoza, për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të bëjnë të mundur arrestimin e personit që vrau lojtarin në fjalë.


Shtuar 12.04.2020 12:16