U desh një “kurban”, kalojnë më në fund të gjitha makinat në Kakavijë: Rregullat e reja nga sot

Ka perfunduar pak minuta pas mesnatës së 16 gushtit kalimi ne anën greke i të gjitha makinave që prisnin prej ditësh në radhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Siç mëson Albeu.com duke filluar nga dita e nesërme, të gjithe qytetarët qe duan të kalojnë për në Greqi duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja anti-Covid të vendosura nga shteti grek.

Çdokush duhet të ketë një tampon negativ për koronavirusin si edhe të bëjë një karantinë prej 7 ditësh.

Dy ditë më parë, një 10 vjeçar nga Lezha vdiq në radhë pasi u përplas nga autoambulanca.

Ishte ky aksident që vuri në lëvizje zyrtarër shtetëror, deri atëhere me pushime në plazh. /albeu.com


Shtuar 16.08.2020 23:19