MOTI/ Java nis me temperatura të larta

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.


Shtuar 17.08.2020 06:04