U arratis nga babai për një jetë të re, çifti shqiptar u vra në përvjetorin e parë të martesës

Lindita Musai dhe burri i saj Veton Musai humbën jetën paraditen e 31 dhjetorit pasi u vranë nga babai i vajzës, Osman Shaptafaj, 55 vjeç.

Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.

Pas krimit ai tentoi të vetëvritej.

Një anëtar i familjes, i cili ka dashur të mbetet anonim, tha që e reja kishte duruar një rritje ‘të vështirë’ ne familjen e saj.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”.

Anëtari i familjes ka folur në një gjendje të rënduar pas spekulimeve për arsyet që çuan në krimin e rëndë.

Ai pretendoi se vajza e autorit të dyshuar ishte larguar duke u arratisur për të filluar një jetë të re larg sherreve ne familjen e saj, por nje vit pas marteses me njeriun e saj te endrrave, iu shua jeta te dyve. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 09:55