Neymar qëndron vetëm me një kusht te PSG-ja

Neymar nuk është i kënaqur që është transferuar te PSG dhe gjatë verës kishte negociata për ta rikthyer atë në Barcelonë.

Por problemi i yllit brazilian nuk është skuadra, por arritja në Ligën e Kampionëve.

“Mundo Deportivo” zbulon se Neymar do të qëndroj te PSG nëse skuadra arrin më lartë në Ligën e Kampionëve, për ndryshe do të kërkoj përsëri largimin.

Ai pritet të dalë në treg përsëri gjatë verës dhe Barcelona mbetet skuadra më e interesuar për të.

PSG në anën tjetër ka nevojë për ta shitur në mënyrë që të barazojë financat.

Neymar mund të largohet nga Parisi për 180 milionë euo, 40 milionë më pak se që u ble vite më parë.


Shtuar 2.01.2020 09:52