Tjetër fitore mes bluzave të bardha, shërohen 3 infermierë

Edhe tre infermierë janë shëruar sot nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu

#COVID-19 Lajm i mirë

Edhe 3 infermierë janë shëruar

Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë

Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 /albeu.com/


Shtuar 4.04.2020 09:13